Prodhuesi më i madh i dorashkave anti-COVID shndërrohet në vatër me mijëra të infektuar

dorashka 1100x620

Po shndërrohet në një nga paradokset e shumtë të këtij viti 2020, për sa i përket zhvillimit të pandemisë, situata në fabrikën Top Glove, lider në botë për prodhimin e dorashkave plastike.

Industria e Malajzisë, që furnizon pjesën më të madhe të tregut botëror me një nga pajisjet e domosdoshme në parandalimin e virusit SARS-COV-2, ka deklaruar mbylljen e të paktën 20 punishteve të saj në vendin e Azisë juglindore.

Sipas autoriteteve, deri tani janë 2684 persona të infektuar me koronavirus mes punonjësve të industrisë, duke e bërë praktikisht vatrën më të nxehtë të Covid-19. Deri tani, Malajzia, ka shpëtuar nga përhapja masive e koronavirusit, pasi regjistron 60 mijë raste të konfirmuara dhe 348 viktima.

Aktualisht, “Top Gloves” furnizon rreth 70% të tregut botëror, me fitime 300% më të larta se në vitet e kaluara.

Do të ishte një ironi e radhës, sikur pikërisht industria që bota ka njohur në mars, kur nevoja për dorashka ishte shumë e madhe, dhe me të cilën u mburr e gjithë Malajzia, tani të shndërrohej në makthin e saj më të madh.