Protagonizmi i Ramës, videoklip për ankthin e tij më 26 nëntor

Publikuar më: 26/11/2020, ora 14:15

Protagonizmi i Ramës, videoklip për ankthin e tij më 26 nëntor

Publikuar më: 26/11/2020, ora 14:15

Në përvjetorin e tërmetit të 26 nëntorit, Edi Rama i dedikoi vetes një videoklip. Në titull shkruan “i paharruar kujtimi i viktimave”, por në video kujtimet janë ato të Kryeministrit, duke nisur nga përjetimi i lëkundjeve.

Protagonistë të videos nuk janë as viktimat e tërmetit, as familjarët e tyre, por vetë kreu i Qeverisë. Gjithçka është e përgatitur në detaje, që të fokusojë vëmendjen tek ai, duke nisur nga ndriçimi që shfaq një portret gjysmë në errësirë, si për të përcjellë vuajtjen e Kryeministrit.

Vuajtja nuk është ajo e kujt kërkonte ndihmë nga poshtë rrënojave, e frika jo ajo e familjarëve që kërkonin në errësirë të afërmit. Kryeministri vazhdon flet për veten dhe ankthin e përjetuar. Muzika që shoqëron çdo moment, rritet në volum. Ndriçimi shtohet bashkë me centimetrat e dukshëm në portretin e Edi Ramës, sepse ai ka gjetur zgjidhjen për të pastrehët.

Sigurisht që nuk mungojnë pamjet nga arkiva për t’u rikujtuar qytetarëve si kreu i Qeverisë përkujdesej për ta… një përqafim, një shtrëngim duarsh. Një tjetër dritë ndizet në kinostudion kryeministrore kur ai fillon të flasë për konferencën e donatorëve. 1 miliard euro ndriçojnë, plotësojnë portretin e protagonistit.

Videoklipi dedikuar Kryeministrit merr trajtat e një spoti elektoral kur në vend të fytyrës shfaqet dora, ajo që dhuron çelësat e banesave të rindërtuara. Kush është ende në pritje, ftohet të kalisë durimin.

I paharruar kujtimi i viktimave të një viti më parë! …Doni më për Edin?