Rikthehen tifozët, 1000 spektatorë mund të ndjekin ndeshjen e boksit Joshua-Pulev

Untitled collage 75 1100x620

Pas vendimit të qeverisë britanike për rikthimin e tifozëve në arena dhe stadiume, vjen dhe ndeshja e parë kur tashmë kjo gjë do të kthehet në realitet.

Kështu rreth 1000 tifozë do të kenë mundësinë të shohin drejtpërdrejtë në Wembly ndeshjen e boksit për mbrojtjen e titullit kampion mes Anthony Joshua dhe Kubrat Pulev. Ndeshje kjo që do të zhvillohet, më 12 dhjetor.

Numri i tifozëve mund të ishte dhe më i lartë, por Londra ndodhet në zonën e dytë të rrezikut nga koronavirusi dhe sipas dekretit të qeverisë të pranishmit në arenën e Wemblit nuk mund të jenë më shumë se 1000.