Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Thumana pas tërmetit, 1 vit nga tragjedia që shkaktoi 24 viktima dhe mijëra të pastrehë

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2020, 13:53 | Aktualitet
Thumana pas tërmetit, 1 vit nga tragjedia që shkaktoi 24 viktima dhe

Filloi si ëndërr e keqe, por përfundoi në tragjedi. Pas mesnate, në orët e para të 26 nëntorit të një viti më parë, lëkundjet e tokës ishin shkatërrimtare për Thumanën. 24 banorë humbën jetën nën rrënoja pak pasi tërmeti i goditi në gjumë, qindra shtëpi u shkatërruan, familje të tëra mbetën të pastrehë.

Thumana e goditur nga tërmeti është kthyer në kantier ndërtimi. Banorët e mbetur pa shtëpi presin të kthehen në banesat e reja, për të vijuar jetën sërish në Thumanë. Ndërsa, për ata që kanë humbur të afërmit, jeta pas 26 nëntorit nuk është si më parë.

Pak kilometra nga zona ku po rindërtohet qyteza e Thumanës, banorët e prekur nga tragjedia përkujtojnë famijlarët e tyre. 1 vit dhimbje, mall dhe plot pengje. Familje të gjymtuara, të tjera u shuan brenda pak sekondave, gjyshja që u gjet e përqafuar me mbesën, prindër që humbën fëmijët, ndërsa Hasanin tërmeti e mori në prag të 18-vjetorit, bashkë me familjen e tij. Nga familja Cara mbijetoi vetëm i ati.

Nga tërmeti, Servet Vata ka humbur djalin 7-vjeçar dhe nënën. As ai dhe as i ati nuk ndodheshin në shtëpi në momentin e tragjedisë.

Por, përballë dukurive të tilla, njeriu është i pafuqishëm. Haxhi Kabilin e ndante vetëm një mur nga dhoma e vajzës 21-vjeçare, por tërmeti i ndau përgjithmonë.

Pas tragjedisë, familjarët e viktimave të Thumanës janë vendosur në Tiranë, pranë banesave sociale në zonën e Shkozës. Ende nuk kanë një shtëpi të tyren, ndaj dhe një pjesë kërkojnë rikthimin në Thumanë.  

Në pranverën e ardhshme, 440 familje do të rikthehen në Thumanën e goditur nga tërmeti. Banorët do të sistemohen në apartamente dhe në shtëpi të cilat po ngrihen në këtë zonë. 17 hektarë do të jetë qyteza e re në këtë njësi administrative.

Me përfundimin e banesave, objektet e reja do t’i dorëzohen Bashkisë së Krujës, e cila do të bëjë ndarjen për banorët e prekur. Tërmeti i 26 nëntorit do të mbahet mend gjatë për fuqinë shkatërruese dhe 51 viktimat që shkaktoi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë