Vdekja e Maradonës, Napoli e kalon natën në stadium

Napoli e kaloi natën në stadiumin San Paolo, pas lajmit të vdekjes së Diego Armando Maradonës.

Qindra tifozë qëndruan përreth stadiumit, ku Maradona ka shfaqur versionin e tij më të mirë në Europë.

Kore, foto të legjendës, banderola, flamuj dhe lutje ishte “programi” i natës së gjatë të napoletanëve.