“Dorëheqja nuk është opsion”, Hoti: Dakordësi për presidentin ose shkojmë në zgjedhje

MB HOTI DOREHEQJA frame 212 1100x620

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se raportimet e disa mediave për dorëheqjen e tij janë të pavërteta.

“Sa i përket zhvillimeve të fundit pas veprimeve të Dhomave të Specializuara dhe dorëheqjes së ish-presidentit Thaçi, e kam bërë të qartë se partitë parlamentare kanë dy opsione, të gjejnë zgjidhje për çështjen e Presidentit ose të dakordësohen për datën e zgjedhjeve”, shkruan ai në rrjete sociale. Gjithashtu, kryeministri kosovar shtoi se “asnjëherë, në asnjë kontekst nuk e ka përmendur dorëheqjen si opsion”.

Kryeministri thekson gatishmërinë e tij për të ofruar zgjidhje për çështjet e ngritura dhe përmend si sukses zhbllokimin e dialogut, arritjen e marrëveshjes së 4 shtatorit në Uashington, hartimin e pakos për rimëkëmbjen ekonomike dhe menaxhimin e pandemisë koronavirus.