Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Droga në Elbasan, arresti i 6-të, trafiku nga një grup kriminal në qytet

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2020, 15:11 | Kronikë

Heroina e sekuestruar për hetuesit nuk kishte destinacion final Greqinë, por qytetin e Elbasanit. 4.2 kilogramët e sekuestruara nxorën dhe një herë në pah trafikun e drogave të forta që mbizotëron në qytet.

Besohet se ajo i përket një grupi kriminal në këtë qytet, ndërsa itinerari i përshkuar prej saj ka kaluar nëpër disa pika doganore pa u pikasur.

Droga e fortë nga Turqia ka kaluar në rrugë tokësore për në Bullgari e më pas në Maqedoni për t’u futur në territorin shqiptar.

Itinerari i heroinës së kapur në Elbasan

Për heroinën e fshehur mëngjesin e kësaj të premteje policia arrestoi dhe një 36-vjeçar çka e çon në 6 numrin e të ndaluarve. Gazmir Harremi ra në pranga së  bashku me një person tjetër, ndërsa sipas bluve ai është bashkëpunëtor në shpërndarjen e heroinës.

Heroina e ndarë në 8 pako dhe rreth 1 kilogramë kanabis u kapën mesditën e së enjtes nga policia e Elbasanit e fshehur në një kamion me dru.

A2 CNN Livestream

Dita jonë