Elton John dhe partneri i tij nderohen me çmim nga komuniteti LGBT

1 92 600x316

Elton John dhe partneri i tij David Furnish, 58 vjeç, mbajtën një fjalim prekës ndërsa udhëhoqën fituesit në British LGBT Awards, ceremoni që nderon talentet më të mirë britanikë dhe ndërkombëtarë të komunitetit LGBT.

Ceremonia virtuale që mblodhi disa yje, u prezantua nga Rylan Clark-Neal, ndërsa Elton John dhe Furnish fituan një nga çmimet më prestigjioze të natës , Global Impact, për punën e tyre të gjatë për të rritur ndërgjegjësimin për HIV/AIDS me fondacionin “Elton John Aids”.

Dyshja e pranuan çmimin së bashku në një video të filmuar në dhomën e tyre, nga ku këngëtari i njohur tha se ky ka qenë një vit krejt ndryshe nga të tjerët.

“Ishte një vit i pashembullt dhe ne e dimë se disa nga individët dhe komunitetet më të goditura janë disa nga ata që jetojnë në komunitetin LGBT, të cilët janë të izoluar, duke jetuar në frikë ose duke jetuar me dhunë për shkak të personit që janë dhe personave që duan. Dhe kjo është e paimagjinueshme, e vështirë.”

Më vonë, Elton John shtoi: ‘Ne besojmë, më shumë se gjithçka, që ju meritoni të zgjidhni atë që doni dhe të doni veten për atë që jeni, pa marrë parasysh se ku jeni në botë.’

“Që kur kemi filluar, ne kemi financuar çdo nismë për HIV në Mbretërinë e Bashkuar,” shtoi ai, duke detajuar disa nga iniciativat e tyre mahnitëse.