Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Gazetari tregon problemet ekonomike të Maradonës në vitet e fundit

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2020, 11:41 | Futboll
Gazetari tregon problemet ekonomike të Maradonës në vitet e

Vitet e fundit të jetës së Diego Armando Maradonës kanë qenë të vështira. Legjenda e futbollit, i cili ndërroi jetë, të mërkurën, pas një problemi me zemrën, ka pasur shumë probleme ekonomike.

“Llogarinë bankare e kishte bosh. Mund të themi se vdiq i varfër. Ia morën pothuajse të gjitha, ndërsa pjesën tjetër ia falte njerëzve”, tregon për “La Gazzetta dello Sport” gazetari argjentinas, Luis Ventura.

“Vitet e fundit, Maradona ka jetuar vetëm me pagën si trajner te skuadra Gimnasia”, shtoi gazetari.

Sipas mediave argjentinase, Maradona merrte 1 milion euro te Gimnasia y Esgrima La Plata, një shifër jo e konfirmuar zyrtarisht.

A2 CNN Livestream

Dita jonë