Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

KED e re, Meta hedh shortin, më 4 dhjetor. Rikandidon Dvorani

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2020, 10:51 | Politikë
KED e re, Meta hedh shortin, më 4 dhjetor. Rikandidon Dvorani

Presidenti Ilir Meta ka njoftuar se ditën e premte, datë 4 dhjetor 2020, ora 11:00, në sallën “Skënderbej”, në Institucionin e Presidentit të Republikës, do të hidhet shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), i cili do të funksionojë përgjatë vitit 2021.

Institucioni i Presidentit të Republikës ka njoftuar publikisht dhe zyrtarisht Avokatin e Popullit për të qenë i pranishëm si vëzhgues i të gjithë procedurës së hedhjes së shortit.

Duke mbajtur në konsideratë nevojën për respektimin e protokolleve shëndetësore dhe rregullave për shkak të situatës pandemike Covid-19, Presidenti i Republikës fton Gjykatën Kushtetuese, Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, të jenë të pranishëm në momentin e hedhjes së shortit.

Mes kandidaturave do të jetë edhe ish-kreu i KED-së, Ardian Dvorani, i cili plotëson kushtet si një nga anëtarët e Gjykatës së Apelit Tiranë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë