Këshilli i hoqi titullin Veton Surroit, Safet Gjici: Kërkoj ndjesë, nuk e menduam gjatë

gjici 1100x620

Kreu i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici reagoi pas postimit të kryeministrit Rama në lidhje me heqjen e titullit “Qytetar Nderi” për Veton Surroin.

Kryebashkiaku Gjici kërkoi ndjesë për vendimin e nxituar që sipas tij erdhi pas kërkesës së 57 familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së!

“Në emër të Bashkisë Kukës kërkoj ndjesë për veprimin e nxituar sot në Këshillin e Qarkut , lidhur me vendimmarrjen për heqjen e Titullit “Qytetar Nderi” Veton Surroit, pas kërkesës  së 57 familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së!

Duke u ndjerë shumë pranë atyre familjeve dhe dhimbjes së tyre në raport me këtë kohë lëndimesh për  UÇK nuk e menduam më gjatë kërkesën e tyre emocionale”, shkruan Gjici në rrjetet sociale.