Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Koreja e Veriut u përpoq të vidhte të dhënat e vaksinave, Kim Jong un i stresuar dhe i zemëruar

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2020, 20:34 | Bota
Koreja e Veriut u përpoq të vidhte të dhënat e vaksinave,

Koreja e Veriut u përpoq të vidhte informacione të kompanive koreanojugore të angazhuara në zhvillimin e vaksinës kundër Covid-19.

Deklarata është bërë nga Ha Tae-kung, deputet dhe pjesë e komisionit parlamentar të inteligjencës së Koresë së Jugut. Ai ka pohuar për mediat vendase se ky lajm është njoftuar nga shërbimi kombëtar i inteligjencës.

Kjo mund të ketë lidhje me pretendimin e javës së kaluar nga Microsoft, se disa haker rusë dhe koreanoveriorë tentuan të hynin në sistemet e 7 kompanive farmaceutike dhe kërkuesish, të angazhuara në frontin e vaksinave në shtete si Koreja e Jugut, Franca, Kanadaja, India dhe Shtetet e Bashkuara.

Nuk është e qartë se si është situata me pandeminë në Korenë komuniste, pasi udhëheqësit nuk kanë raportuar të dhëna për të infektuarit apo viktimat. Por, shpesh ka pasur kufizime si mbyllje të shkollave, distancim strikt fizik dhe përdorim të maskave.

Ndërkohë, shërbimet sekrete të Koresë së Jugut e kanë përshkruar gjendjen psikologjike të diktatorit Kim Jong-un me vetëm dy fjalë: i stresuar dhe zemëruar. Gjithashtu, theksojnë se udhëheqësi i Koresë së Veriut po kalon në paranojë, pasi nuk ka lejuar hyrjen në vend të 100 mijë tonëve oriz që vinte nga Kina. Ndër masat kufizuese të vendosura nga vendi komunist është dhe bllokimi total i hyrjeve dhe daljeve nga shteti tradicionalisht i izoluar nga pjesa tjetër e botës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë