Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Laçi pas tërmetit, prishja e pallateve nis pas 1 viti, banesat e reja pas qershorit

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2020, 15:46 | Aktualitet
Laçi pas tërmetit, prishja e pallateve nis pas 1 viti, banesat e

Në lagjen numër 4 në qytetin e Laçit, gjurmët e tërmetit të vitit të kaluar janë të dukshme. Pallatet që me vështirësi mbahen në këmbë nuk janë shembur as pas një viti nga tragjedia. Rrugicat në këtë zonë janë të qeta dhe zgjimin e tyre e bën kalimi i ndonjë kamioni që transporton inerte nga rrënojat.

Në Bashkinë e Kurbinit 40 pallate presin të riparohen ndërsa 465 shtëpi janë shpallur të pabanueshme. Të pabanueshëm janë shpallur edhe 35 pallate, shembja e të cilëve sapo ka nisur. Mbi këto rrënoja punohet edhe me mjete primitive. Përfitojnë për të marrë pak hekur edhe banorët e zonës që merren me tregtimin e metaleve.

Fran Noji vjen çdo ditë në banesën e tij, ai është një prej banorëve që presin se çfarë do të bëhet me shtëpitë e tyre.

 “Fillimisht është shpallur i pabanueshëm, më vonë e kanë nxjerr DS3. Presim çdo bëhet, ta shembin a ta riparojnë”, shprehet ai.

Pallati nr.52 i kësaj lagjeje është vetëm një prej objekteve që edhe pas një viti nuk u dihet fati pasi janë vlerësuar në mënyrë të ndryshme, pa dhënë zgjidhje përfundimtare për banorët. Tejzgjatja e nisjes së punimeve ka bërë që për 1 vit, banorët të enden mes banesave me qira dhe shtëpive të tyre të vjetra.

Janë plot 1615 familje me bonus qiraje, mes të cilave 25 familje jetojnë në çadra apo kontejnierë të ndryshëm. Një çadër është ngritur edhe në oborrin e kishës ku prej shtatë muajsh po jeton i vetëm Gjovalin Përlika. Një aksident i mori jetën gruas së tij ndërsa djemtë duhet të kujdesen për familjet e tyre. Në ambientet e kishës banon dhe Valbona Gjoka e cila e vetme nuk mund të gjente shtëpi me qira.

Edhe aty ku punimet kanë nisur, ritmet lënë për të dëshiruar aq sa pallatet e përcaktuara për shembje nuk janë ekzekutuar në datat e parashikuara. Pallati nr 50, me vendim shembje në mes të tetorit, nuk është shembur ende. I vetmi kantier që punon në Laç është ai i projektit të qeverisë turke për mbi 500 njësi banimi.

Punimet këtu kanë nisur prej muajt gusht, ndonëse trualli për projektin u kërkua që në muajin janar. Drejtori i këtij projekti parashikon se banesat e para mund të jenë gati në muajin qershor.

“Fillimisht, vendin na e tregoi shteti. Ne më pas bëmë projektet dhe me pëlqimin e projekteve ne morëm vendimin të fillonim punimet sa më parë. Punimet janë të ndara në tre zona ku gjithsej ka 522 apartamente. Është i përbërë nga zona 1 dhe 2 që janë pas meje dhe zona tre që është pjesa tjetër. Zona 1 dhe 2 janë të përbëra nga 16 blloqe apartamentesh, ndërsa në zonën 3 janë 10 blloqe, plus një qendër tregtare dhe 37 dyqane. Ne e kemi filluar projektin në kohën e duhur dhe nuk ka pasur asnjë lloj vonese apo problemi. Kemi pasur mbështetjen e të dyja palëve, si nga Turqia, ashtu edhe nga Shqipëria. Qëllimi ynë është që në zonën 1 ku ka 8 blloqe pallatesh dhe 160 apartamente të mbarojë në muajin mars, zona 2 të mbarojë deri në muajn maj ose qershor dhe zona 3 të mbarojë rreth muajit korrik dhe gusht.”

Por, në këtë truall ka edhe pronarë të cilët ende nuk janë kompensuar. I tillë është rasti i vëllezërve Zymaj. Projekti preku ndërtesën me dy kate, aktivitete biznesi dhe katin e tretë njësi banimi.

“E vlerësuan 240 milionë lekë të vjetra, nuk e pranuam. E vlerësoi Gjykata 1.1 milion euro, më pas rivlerësoi 840 mijë euro. Jemi në proces gjyqësor.”

A2 CNN Livestream

Dita jonë