Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Lufta e UÇK-së e pastër, Haradinaj: Vazhdimi i mandatit të Gjykatës Speciale, i padrejtë

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2020, 19:39 | Kosova
Lufta e UÇK-së e pastër, Haradinaj: Vazhdimi i mandatit të

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e konsideroi të padrejtë vazhdimin e mandatit të Gjykatës Speciale.

Ai tha se Kosova është përballur njëherë me akuza të tilla dhe nënvizoi se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e pastër përmbrojtje dhe liri të popullatës shqiptare.

“Duke pasur parasysh se e vërteta e luftës sonë ka qenë një luftë mbrojtëse çlirimtare, qëështë një luftë e drejtë e pastër dhe që ushtarët e UÇK-së, udhëheqësit e saj janë njerëz të pafajshëm dhe kjo më se miri vërtetohet këtu në Rahovec, pra jemi në vendin e shumë masakrave që i dimë, dy Krushat, Seli, Pastasell, Rahoveci vet, gjithë kjo zonë është martire. Kemi parasysh edhe fatin e të zhdukurve, si rasti i profesorit të nderuar veprimtari Ukshin Hoti. Vërtetë është e padrejtë dhe iu uroj gjithë luftëtarëve, gjithë bashkëluftëtarëve festën e flamurit, pavarësisë së Shqipërisë, por edhe festën e UÇK-së”, u shpreh Haradinaj.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani