Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

PD publikon pamjet e Xhaçkës në Dibër me helikopterin e ushtrisë, Vokshi: Do të japë llogari

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2020, 12:13 | Politikë
PD publikon pamjet e Xhaçkës në Dibër me helikopterin e

Partia Demokratike ka publikuar sot pamjet e ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka në Dibër me helikopterin ushtarak. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, ish-deputetja demokrate Albana Vokshi, akuzoi ministren Xhaçka se ka përdorur helikopterin e ushtrisë për qëllime elektorale.

“E vërteta është se Olta Xhaçka ka udhëtuar me helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes ditën e premte. Helikopteri e ka çuar në Dibër, më pas është kthyer në Tiranë. Brenda së njëjtës ditë, ka shkuar ta marrë sërish drejtuesen politike të qarkut të Dibrës për Partinë Socialiste, pasi ka bërë takime me strukturat e partisë, për qëllime politike, elektorale, takime që nuk përputhen me përmbushjen e detyrave funksionale të saj”.

Sipas Vokshit, kjo është vetëm një nga provat që PD disponon dhe fakton se Olta Xhaçka gënjeu shqiptarët, ndërsa shigjeton kryeministrin se hesht përballë këtij akti.

“Ajo ka udhëtuar me helikopter brenda ditës për takime partie, duke harxhuar të paktën 10 mijë euro, ndërkohë që ambulancat para infektivit ndizen me të shtyra. Ministrja Xhaçka ka gënjyer shqiptarët për të mbuluar shpërdorimin flagrant të detyrës prej saj, duke përdorur helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes për punët e Partisë Socialiste”.

Ish-deputetja i kujton ministres së Mbrojtjes se do të japë llogari për shpërdorim detyre, ndërkohë që shumë shqiptarë marri lekë borxh për t’u kuruar nga covid-i, apo jetojnë në çadra për shkak të dëmtimit nga tërmeti

“Pamjet në video, kur një ministër përdor helikopterin e shtetit si taksi private, duhen fiksuar mirë nga çdo shqiptar që sot nuk ka bukë për fëmijët, që sot është në çadra, me qira apo në shtëpi të dëmtuara nga tërmeti. Këto pamje, duhen kujtuar nga çdo shqiptar që merr lekë borxh për të blerë ilaçet anti-covid apo një bombol oksigjeni me çmime stratosferike, që pret me orë të tëra në ambulancë në të ftohtë, ndërkohë që  kryeministri, në vend të ishte në punë, rri gjithë kohës në facebook. Herët a vonë Olta Xhaçka do të japë llogari”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë