Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

PD vijon denoncimet për rindërtimin: Fondet për shkollën e Thumanës u vodhën dy herë brenda vitit

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2020, 10:59 | Politikë
PD vijon denoncimet për rindërtimin: Fondet për shkollën e

Partia Demokratike ka denoncuar sot abuzimet me fondet e rindërtimit. Nga Thumana, sekretari për Çështjet Ligjore, Çlirim Gjata, është shprehur se janë vjedhur dy herë fondet për shkollën "Ramazan Jangozi".

“Ajo që ka ndodhur në këtë shkollë është përtej skandalit! Pak muaj para tërmetit të 26 nëntorit, shkolla u rikonstruktua. Për të u harxhuan 587 milionë lekë nga taksat e qytetarëve. Pak javë më vonë, tërmeti nxori në pah vjedhjen me shkollën. Tregoi se ne drejtohemi nga hiena që nuk duan t’ia dinë për sigurinë e fëmijëve, por duan vetëm të vjedhin në çdo kohë e në çdo vend, deri te shkollat dhe kopshtet e fëmijëve.

Shkolla u rrafshua brenda natës nga fadromat, në mënyrë që nga vjedhja e fondeve dhe abuzimit skandaloz kriminal të mos ngelej gjurmë, duke zhdukur vjedhjen. Kështu, 587 milionë lekë avulluan vetëm 3 muaj pas rikonstruksionit”.

Sipas Gjatës, shkolla e Thumanës duhet të kishte përfunduar, ndërkohë që deri tani janë kryer vetëm 30% e punimeve.

“Shkolla e Thumanës duhet të kishte përfunduar sot që flasim, por korrupsioni i “Hajdutëve të Fatkeqësisë” e ka penguar atë. Deri tani, është realizuar vetëm 30% i punimeve totale, duke dëshmuar se puna e vërtetë e kësaj qeverie është grabitja e qytetarëve edhe në kohën më të vështirë për ta. Nxënësit nuk janë prioritet i kësaj qeverie, tepsia PO!”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë