Protestat në Bjellorusi, Lukashenko: Me Kushtetutën e re, nuk do jem më President

lukashenko 1100x620

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ka njoftuar se nuk do të udhëheqë më vendin pas adoptimit të Kushtetutës së re.

Ky është një premtim që iu është bërë protestuesve që prej gushtit kundërshtojnë rizgjedhjen e 66-vjeçarit.

“Nuk po bëj një kushtetutë për veten”, ka thënë Lukashenko sipas agjencisë publike të lajmeve BelTA.

Ai ka shtuar se me Kushtetutën e re nuk do të jetë më President i vendit, megjithatë mbetet e paqartë se kur ajo do të adoptohet. Lukashenko e ka bërë këtë premtim gjatë takimit me një personel mjekësor të një spitali në kryqytet, pas vizitës që pati me ministrin e jashtëm rus, Sergej Lavrov.

Prej muajsh, qindra mijëra persona kanë dalë rregullisht në shesh për të kërkuar dorëheqjen e Lukashenkos duke e akuzuar atë për shkelje të të drejtave të njeriut.