Radhimë, rrjetat e peshkatarëve kapin breshkën e madhe

Një breshkë deti, e llojit Caretta Caretta, ra në rrjetat e peshkatarëve dhe u transportua pranë Qendrës së Ndihmës së Parë për Breshka Detare, në Radhimë, për t’u ekzaminuar dhe trajtuar.

Pas dhënies së ndihmës së parë dhe regjistrimit, breshka do të lëshohet sërish në det.