Reagon Gazment Bardhi: Procesi i rindërtimit është një nga dështimet e mëdha të Ramës

bardhi 1100x620

Gazment Bardhi, sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, ka reaguar ndaj kryeministrit Rama mbi procesin e rindërtimit pas tërmetit, duke e vlerësuar këtë si një nga dështimet më të mëdha të kësaj qeverie.

“Premtoi se deri në dhjetor familjet do të futeshin në shtëpitë e tyre. Për 1 vit, ka ndërtuar vetëm 2.6% të shtëpive. Premtoi se në shtator nxënësit do të kishin shkollat e reja dhe qytetarët spitale të reja.

Pas një viti, 3% të shkollave të premtuara dhe zero spitale. Bilanci 1-vjeçar pas tërmetit i Edi Ramës është zero pallate të reja të ndërtuara. Edi Rama ka arritur vetëm një objektiv me rindërtimin. U ka dhënë klientëve të vet shumicën e fondit për rindërtimit. Vetëm Safet Gjicit i ka dhënë 35 milionë euro me një dorë.

Koha e Edi Ramës dhe mashtrimeve të tij ka mbaruar! Është koha të kemi një qeveri që punon për qytetarët!”, shkruan Bardhi në Facebook.