Uzbekistani do të riatdhesojë rreth 100 qytetarë nga Al Hawl

al hawl 1100x620

Qeveria e Uzbekistani ka nisur planet për të tërhequr një grup tjetër të qytetarëve të saj që ndodhen të strehuar në kampet e Al Hawl dhe Roj në Siri.

Një delegacion zyrtar nga Talashkent vizitoi dy kampet famëkeqe të familjarëve të luftëtarëve të ISIS, në zonën e kontrolluar nga kurdët dhe vendosën kontakte me 100 uzbekë, me të cilët u diskutua për kthimin e tyre në shtëpi.

Sipas burimeve, pjesa më e madhe e tyre ishin gra dhe fëmijë të mitur që jetonin në kushte shumë të vështira dhe iu mungonte uji dhe ushqimet.

Luftëtarët kurdë prej disa vitesh kanë kontrollin e veriut dhe lindjes së Siri dhe që nga ajo kohë mbajnë në burgje qindra militantë të ISIS, ndërsa gratë e tyre dhe fëmijë jetojnë në kampe.

Vetëm kampi i Al Hawl strehon më shumë se 65 mijë persona, duke përfshirë këtu 28 mijë sirianë, 30 mijë irakienë dhe 10 mijë të huaj të kombësive të ndryshme.

  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, asnjë humbje jete, 2 raste të reja në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, asnjë humbje jete, 2 raste të reja në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, asnjë humbje jete, 2 raste të reja në 24 orët e fundit