Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Ylli i Friends fejohet me "gruan më të mrekullueshme të planetit"

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2020, 21:27 | Showbiz
Ylli i Friends fejohet me "gruan më të mrekullueshme të

Ylli i serialit “Friends” Matthew Perry, i njohur si Chandler dhe partnerja e tij Molly Hurwitz janë fejuar.

"Vendosa të fejohem. Fatmirësisht më ndodhi të dal me gruan më të mrekullueshme të planetit.", konfirmoi aktori për revistën “People”.

Dyshja janë bashkë që prej vitit 2018, por vetëm tani aktori ka vendosur të bëjë publik lajmin e fejesës.

Më herët aktori konfirmoi edhe faktin se seriali “Friends” do të rikthehet në mars të vitit 2021. Përmes një statusi në Twitter, aktori shkroi:

“Ribashkimi i “Friends” është parashikuar të ndodhë aty nga fillimi i marsit. Duket që na pret një vit shumë i zënë para dhe kështu na pëlqen!”.

Rikthimi i gjashtë miqve më të famshëm në botë, protagonistë të serialit “Friends”, ishte parashikuar për muajin maj të vitit që lamë pas por pandemia e koronavirusit ndryshoi vendimin e produksionit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë