Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Zgjidhet misteri, nuk ka balsamosje, Maradona varroset pranë prindërve të tij

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2020, 08:51 | Futboll

Qindra mijëra argjentinas iu bashkuan homazheve për idhullin e tyre Diego Armando Maradona, përpara se legjenda t’i drejtohej banesës së fundit. Arkivoli i ish-futbollistit u vendos, për orë të tëra, në Pallatin Presidencial në Buenos Aires, atje ku një numër i pafundmë njerëzish brohoritën ose thjesht i kaluan pranë duke e vështruar për herë të fundit.

Tifozët e tij ishin aq të shumtë saqë orari i vendosur për homazhe ishte i pamjaftueshëm dhe pamundësia për ta vizituar të gjithë solli përplasje të ashpra me forcat e rendit.

Përleshjet bënë që agjenda të shtyhej edhe me 3 orë, në mënyrë që edhe pjesa e mbetur të mund të përjetonte emocionet e fundit me legjendën e futbollit.

Gjatë pasdites, Maradona u përcoll drejt banesës së fundit, rrugëtim i cili nuk mund të mos ndiqej nga mijëra njerëz.

Lajmi se ylli i futbollit kishte lënë një testament ku thuhej se pas vdekjes dëshironte që trupi i tij të balsamosej, u hodh poshtë. “Pibe de Oro” u varros në Bela Vista, periferi e kryeqytetit, atje ku ndodhen edhe prindërit e tij. Me kërkesë të familjes, ceremonia e varrimit u zhvillua në mënyrë private.

Pas varrimit, e gjithë vëmendja u spostua në stadiumin "San Paolo" të Napolit, atje ku tifozët u mblodhën përpara ndeshjes së Europa League të Napolit, me këngë dhe flakadanë të kuq, duke nderuar ikonën e klubit të tyre. Nderimet, sikurse në Champions, u zhvilluan edhe në të gjitha ndeshjet e Europa League, por me fokus te sfida mes Napolit dhe Rijekës. Të gjithë futbollistët zbritën në fushë me fanellën numër 10 të Maradonës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë