108 vjetori i Pavarësisë, mesazhet e Metës dhe Ramës

1 95 600x338

Në 108-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Presidenti i vendit Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama, kanë uruar shqiptarët përmes rrjeteve sociale.

Në urimin e tij, kreu i shtetit shkruan se 108 vite pavarësi dëshmojnë pjekurinë dhe seriozitetin e një shteti modern, ndërsa thekson se duhet të përmbushen për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europë.

“Gëzuar Ditën e Flamurit Kombëtar, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë! Të punojmë dhe angazhohemi çdo ditë për ta mbrojtur simbolin tonë të shenjtë dhe përbashkues, të valvitet krenar në këto troje, i pastër dhe i paprekur, njësoj si gjaku i derdhur për të, nga bijat e bijtë më të mirë të kombit.

108 vite janë mjaftueshëm për të dëshmuar pjekurinë dhe seriozitetin e një shteti modern, për përmbushjen pa vonesë të aspiratës popullore dhe misionit të nisur në 28 nëntor 1912, nga Ismail Bej Vlora dhe gjithë etërit e Pavarësisë, për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa. Urime për 28 Nëntorin e Gjergj Kastrioti Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit! Zoti e bekoftë Flamurin Kombëtar dhe shqiptarët kudo ndodhen!”-shkruan Meta.

Ndërkohë, kryeministri Edi është mjaftuar me publikimin e një fotoje të Ismail Qemalit ku lexohet:

“Flamuri ynë, n’atdhenë t’onë të lirë. Rroftë Flamuri!Rroftë Shqipërija!”.