Arkitekturë “futuriste”, mozaikë dhe monumente, çfarë ka mbetur nga qytetërimi sovjetik

Në përgjithësi, arkitektura e ish-Bashkimit Sovjetik ka qenë uniforme dhe zymtë, por në një libër me fotografi, botuar së fundmi, zbulohen disa godina, të ngritura në qytete të ndryshme të vendit, me një stil që mund të konsiderohet “futurist”, për kohën.

“Qytete sovjetike: Punë, jetë dhe argëtim”, është një libër i krijuar nga fotografi rus Arseniy Kotov, pas një turi të zhvilluar në periudhën 2016-2020 në më shumë se 200 qytete të ish-republikave sovjetike. Sipas tij, ato fotografi janë dëshmi e asaj që ka mbetur nga qytetërimi i Bashkimit Sovjetik.

Shfletoni galerinë e mësipërme për të parë 15 nga fotografitë më të bukura të përfshira në libër.