Australia harron pandeminë, qytetarët dynden në plazhe në valën e parë të të nxehtit

Australianët u zhytën në det për tu freskuar me nisjen e valës së parë të të nxehtit të sezonin veror.

Temperaturat shkuan në 47 gradë celcius në disa pjesë të Uellsit të Ri Jugor, rajoni më i populluar i këtij shteti.

Në Sidnej, termometri shënoi mesatarisht 40 gradë. Në shumë qytete të Australisë është vënë në zbatim urdhëri për një ndalim total të zjarreve, teksa ekipet e emergjencave përgatiten për më të keqen. Në mendjen e tyre janë akoma imazhet e tmerrshme të sezonit të “ferrit” të përjetuar në zjarret sezonalë të vitit të kaluar.

Qytetarët duket se e kanë lënë pas pandeminë koronavirus. Kjo shqetëson autoritetet shëndetësore pasi kanë vënë re mos respektim të distancimit fizik. Për të monitoruar sjelljet e banorëve po përdoren dronë në plazhe dhe vende të tjera publike. Situata me pandeminë koronavirus në Australi paraqitet e qetë, por autoritetet i druhen një shpërthimitë ri të infeksionit për shkak të grumbullimeve masive të qytetarëve.