Dita e Flamurit Kombëtar, Meta, Rama dhe Ruçi urojnë nga Vlora ndërsa Basha nga momumenti “Nënë Shqipëri”

Pandemia nuk i ndali vlonjatët të festojnë 108 vjetorin e pavarsisë. As politikanët të bashkohen në Sheshin e Flamurit dhe të kryejnë homazhe për ata që firmosën dhe mundësuan pavarësinë.

Urimet dhe mesazhet nisën që herët në mëngjes nëpërmjet rrjeteve sociale, por nga Vlora, shefi i qeverisë u ndal enkas te ish-presidenti kosovar, Hashim Thaci.

Tek UÇK dhe figura e Adem Jasharit u ndalën dhe presidenti Meta e kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi. Në rrjetet sociale, kreu i shtetit foli për ta bërë Shqipërinë si gjithë europa. Një mesazh të ngjashëm kishte dhe lideri i PD-së, i cili vendosi kurora në Varrezat e Dëshmorëve dhe në shatoren e Ismail Qemalit.

Në Tiranë, por pranë monumentit të heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skëndërbeu,  kreu festimet dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.