Frikë nga sanksionet e SHBA-së, liderja e Hong Kongut mban në shtëpi “një mal me para”

1 97 600x338

Shefja ekzekutive e Hong Kongut, Kerri Lam, njoftoi se po detyrohet të mbajë në shtëpi “një mal me para” pasi nuk ka llogari bankare.

Ajo shtoi se në këtë situatë gjendet falë sanksioneve të vendosura kundër saj nga Departamenti Amerikan i Thesarit.

Shtetet e Bashkuara ndëshkuan Zonjën Lam dhe zyrtarë të tjerë të Hong Kongut si kundërpërgjigje për ligjin e ri të sigurisë të imponuar nga Kina, që kufizon liritë e qytetarëve.

Deklarata ka nxitur polemika të mëdha, kryesisht në rrjete sociale, se si qeveria bën transportin e pagës së majme të lideres për në banesën e saj.

Lam në një intervistë për mediat tha se “çdo ditë detyrohet të përdorë para në dorë për çdo blerje”. 63-vjeçarja rreshtohet mes liderëve më të paguar të botës.