Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Grabitja 3.2 milionë euro afër Rinasit, lirohen dy të penduarit e bandës

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2020, 12:20 | Kronikë
Grabitja 3.2 milionë euro afër Rinasit, lirohen dy të penduarit e

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka vendosur të lirojë nga qelitë e burgut dy nga të penduarit e bandës që grabiti 3.2 milionë euro në rrugën e Rinasit në vitin 2017.

Vendimi i gjykatës i dha lirinë të pandehurve, Admir Çerpja dhe Ditjon Memlika. Ata ishin pjesë e grupit që sulmoi blindat e një banke të nivelit të dytë pranë Kthesës së Kasharit, ku pas grabitjes një pjesë e parave u gjetën të fshehur në tenxhere presioni.

Kërkesa për shuarjen e masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj tyre u bë nga avokati Laurent Thomollari, pasi rezultonte se dënimi me nga 5 vjet e 8 muaj burg për ta ishte kryer.

Megjithëse gjykimi ndaj tyre vijon në Apelin e Posaçëm, Çerpja e Memlika do të jenë të lirë.   

A2 CNN Livestream

Dita jonë