Inter harron Realin dhe merr vendin e dytë në Serie A

1a66e6620e9f74422cac1137f25a5bf8o2 1100x620

Interi ka marrë një fitore me shumë vlera në javën e 9 të Serie A duke harruar ndeshjen e mesjavës në Champions League, ku u mundën nga Real Madrid 0-2.

Zikaltërit kanë fituar me rezultatin e pastër 0-3 përballë Sassuolos për të marrë përkohësisht vendin e dytë në renditjen e kampionatit italian të futbollit.

Djemtë e Contes e zhbllokuan takimin që në minutën e 4 me një gol nga ana e Sanchez. 10 minuta më vonë falë presionit të Interit vjen dhe dyfishimi i rezultati me autogolin e Chirichez.

Vendasit ishin të pafuqishëm për t’i bërë ballë furisë zikaltër dhe në të 60-ën vjen dhe goli i tretë i Gagliardinit që vulosi dhe rezultatin përfundimtar.