Koronavirusi në Kosovë, 14 viktima në 24 orët e fundit

kosova koronavirus viktima pare 1100x620

14 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Kosovë në 24 orët e fundit, raportoi Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Numri total i viktimave nga Covid-19 në Kosovë arrin kështu në 989. Një ditë më parë u raportuan 12 viktima.

Gjatë ditës së fundit janë kryer 1565 testime dhe janë konfirmuar 639 raste pozitive në vend, mbi 130 më pak sesa një ditë më parë (764). Numri total i rasteve pozitive është 38431, prej të cilave 13688 janë ende aktive.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 480 pacientë (një ditë më parë 584), numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 23754.