Trump merr “goditjen” e radhës, Gjykata e Apelit hedh poshtë kërkesën e tij për rezultatin në Pensilvani

Trump 1 2 1100x620

Presidenti amerikan, Donald Trump ka marrë goditjen e radhës në luftën e tij ligjore për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit, qe nxorrën fitues Joe Biden.

Një Gjykatë federale e Apelit ka refuzuar kërkesën e tij për mosnjohjen e Biden si futes në Pensilvani me argumentin që padia nuk i ka provuar me argumente pretendimet e saj për Pensilvaninë dhe akuzat janë të pabaza.

Paneli me tre gjyqtarë për Gjykatën e Apelit të Rrethit të 3-të të SHBA, gjithashtu mohoi përpjekjen e stafit të Trump për të rindërtuar padinë e tyre, duke thënë se pretendimet ishin hedhur poshtë tashmë nga gjykatës të shumtë në Pensilvani dhe përpjekja e fundit për t’i riformuluar ato nuk mund të kthehej në një teori fituese, pasi nuk kishte prova.

“Pretendimet e stafit nuk kanë asnjë fakt. Numri i fletëve të votimit që ajo konteston në mënyrë specifike është shumë më i vogël se afërsisht 81,000 vota, që është diferenca e fitores. Dhe kurrë nuk pretendohet mashtrim ose se ndonjë votë u dha nga votues të paligjshëm.”, tha mes të tjerash gjykata.

Më herët, edhe një gjyqtar federal hodhi poshtë padinë gjyqësore të ngritur nga ekipi i fushatës së Trumpit, që kërkonte shpalljen e pavlefshme të miliona votave të hedhura me postë në Pensilvani.

Presidenti Trump dhe disa nga aleatët e tij kanë vënë në dyshim legjitimitetin e zgjedhjeve, duke thënë se ato janë të vjedhura dhe duke kërkuar të përdornin betejat ligjore për të përmbysur rezultatet në shtetet kryesore.

Ndërkaq, pas vendimit të gjykatës së apelit, zëdhënësi i fushatës së Biden, Mike Gwin, tha se “këto zgjedhje kanë mbaruar dhe Donald Trump humbi” dhe argumentoi se “proceset gjyqësore pa meritë” nuk do të ndryshojnë rezultatin.