Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Trump vijon të çudisë, po mendon t’i “vjedhë” momentin e betimit Joe Biden-it

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2020, 21:27 | Bota
Trump vijon të çudisë, po mendon t’i

Donald Trump thuhet se po mendon të mbajë një event me mbështetësit e tij gjatë inaugurimit të presidentit të zgjedhur, për të njoftuar kandidimin e tij në vitin 2024, madje raportohet se ai ka thënë se mediat do të vazhdojnë të ndjekin atë pasi të largohet nga Shtëpia e Bardhë sepse Joe Biden është 'i mërzitshëm'.

Tre burime të afërta me presidentin i thanë "The Daily Beast" se ai po mendon mënyra të ndryshme për të bojkotuar administratën e Biden dhe për të vjedhur momentin e tij kur të betohet si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dy nga burimet thanë se Trump po konsideron të caktojë një event startuese për fushatën e tij në Shtëpinë e Bardhë 2024 i cili mund të përkojë me javën e inaugurimit ose me vetë datën e ceremonisë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë