Ulen viktimat në Itali, shifrat e të infektuarve mbeten të larta

italia virus 1100x620

Italia regjistroi 26.323 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit nga 225 mijë tamponë të kryerë në të gjithë vendin.

Në buletinin e Ministrisë së Shëndetësisë raportohen dhe 686 viktima të tjera, krahasuar me 827 që ishin të premten. Që nga nisja e pandemisë në vendin fqinj virusi vdekjeprurës iu ka marrë jetën më shumë se 54 mijë persona.

Lajmi i mirë vijon të vijë nga spitalet, ku vazhdon trendi në ulje i personave në terapi intensive dhe i atyre të shtruar në repartet e tjera.

Rajoni më i goditur vijon të jetë Lombardia, e cila dhe në 24 orët e fundit raportoi më shumë se 4600 raste të reja.