Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Kishte premtuar “knockout”, Mike Tyson kthehet në ring me barazim

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2020, 10:13 | Sporte të tjera

Përfundon në barazim ndeshja e boksit mes Mike Tyson dhe Roy Jones Jr, në rikthimin në ring pas 15 vitesh të Majkut të Hekurt.

54-vjeçari kishte disa muaj që thonte se do të kërkonte me patjetër ta hidhte “knockout” kundërshtarin, por në ring, si Tyson, ashtu edhe kundërshtari i tij 51-vjeçar, i dinin shumë mirë limitet e veta.

Tyson dhe Jones luftuan 8 raunde, me nga dy minuta secila, me një boks të nivelit të lartë herë pas here, dhe e mbyllën ndeshjen të qeshur e të lumtur.

“Luftuam për çështje humanitare, ishte më mirë sesa të luftoje për titull. Mund të bëjmë diçka të mirë për botën dhe duhet ta përsërisim një ndeshje të tillë”, tha Tyson, i cili 10 milionë dollarët e fituara nga kjo përballje do t’i japë për bamirësi.

Ndërsa Jones u shpreh: “Jam i kënaqur me barazimin, ndoshta ndeshemi sërish”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë