Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Napoli, 4 gola për “Diegon”, disfatë për Romën

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2020, 22:53 | Futboll
Napoli, 4 gola për “Diegon”, disfatë për Romën

Napoli bëri homazhet më të bukura të mundshme në Serie A për legjendën e saj, Diego Armando Maradona. Djemtë e Gennaro Gattuso shkatërruan 4-0 Romën në stadiumin San Paolo, që së shpejti do të marrë emrin e argjentinasit fenomenal.

Ndeshja nuk pati histori, me bardheblutë që vishnin një fanellë klasike që përdorej nga ekipi në vitet e arta të Maradonës, dhe që dominuan nga fillimi, të ndihmuar disi edhe nga një performancë zhgënjyese të Romës dhe të portierit të saj Mirante.

Napoletanët kalojnë në avantazh me kapitenin Insigne në pjesën e parë me goditje dënimi, ndërkohë që në pjesën e dytë pothuajse turpërojnë kundërshtarët, që pësojnë humbjen e tyre të parë në sezon me performancën më të dobët.

Fabian Ruiz, Mertens dhe Politano autorët e golave të bukur, që ngjisin ekipin jugor në vendin e katërt me të njëjtët pikë të Juventusit dhe vetë Romës, 17, në një Serie A ku diferencat duken të vogla, përtej ecurisë mbresëlënëse të Milanit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani