“Ndryshimet në Kadastrën e Vlorës do të vijojnë”, Lame: Ka patur presione

lame artan 1100x620

Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Artan Lame i është përgjigjur interesit të gazetarëve nga Korça lidhur  me ndryshimet në Kadastrën e Vlorës. Sipas tij interesi i lartë për tokat e bregdetit ka sjellë ndryshmet ne kadastrat bregdetare.

Lame thekson se ka pasur presione të ndryshme, pasi ka individë që presin mbi 20 vite për të marrë lejen e legalizimit.

“Ka pasur presione nga më i vogli dhe në me i madhi pasi ka individë që presin mbi 20 vite për të marrë lejen e legalizimit”.

Ai paralajmëron ndryshime të tjera në Kadastrën e Vlorës.

“Ndryshimet do të vazhdojnë nga drejtori i përgjithshëm deri në punonjësi me i ulët”.

Lame sqaroi edhe deklaratën e mëparshme, ku citonte se korçarët janë frikacakë. Nga zyrat e reja të hipotekës se Korçës, ai tha se kishte nënkuptuar që korçarët kanë frikë nga ligji dhe mediat e kanë keqinterpretuar deklaratën e tij.