Në Bahrejn momente tragjike dhe emocione, por gjithmonë një dominues, Lewis Hamilton

GP1 1100x620

Në Bahrejn përfundoi një Çmim i Madh i Formula 1 që dhuroi momente dramatike, spektakël dhe surpriza të momenteve të fundit, por padyshim po të njëjtin dominues, britanikun Lewis Hamilton.

Gara do të mbahet mend, gjatë, për shkak të aksidentit të frikshëm të mjetit Haas të drejtuar nga francezi Grosjean, i cili në xhiron e parë pas një manovre të rrezikshme u përplas me barrierat duke shpërthyer, me veturën që u nda praktikisht në dysh. Një pamje që në Formula 1 nuk shihej të paktën prej një dekade por që për fat nuk i kushtoi jetën pilotit që do të tërhiqet në fund të sezonit.

Renditja

Pas aksidentit të Grosjean, një tjetër aksident i Racing Point të Lance Stroll bëri të mendojë shumëkush për një garë të “mallkuar”, por më pas shpejtësia i mori vendin aksidenteve dhe sërish Hamilton tregoi superioritetin e tij dhe të Mercedesit.

Në vend të dytë dhe të tretë Red Bulli, me Max Verstappen dhe Albion, ku ky i fundit përfitoi nga një shpërthim të motorit të Sergio Perez në xhirot e fundit, i cili po përgatitej për një podium të sigurt.

Ferrari përjetoi një tjetër ditë të zezë. Leclerc në vendin e 10, Vettel në të 13-in, në një sezon që dy pilotët mund të “fshijnë” pa problem nga kurrikulumi i tyre.