Pamjet e arratisjes së Romain Grosjean nga makina në flakë

Inkedgrosjean flake LI 1100x620

Romain Grosjean shpëtoi për mrekulli pas aksidentit që pësoi që në kthesat e para të Çmimit të Madh të Bahreinit.

Piloti francez humbi kontrollin e makinës pas një prekjeje me një makinë tjetër dhe u përplas me muret mbrojtëse. Në momentin e përplasjes, njëvendëshja mori flakë dhe u nda në dysh.

Pamjet e transmetuara nga regjia e F1 tregojnë se si Grosjean del vetë nga makina e përfshirë nga flakët, ndërsa skuadra Haas bëri me dije se ai ka pësuar djegie të lehta në duar dhe këmbë.