Patozi për partitë e mëdha: 29 Nëntori, dita e vetme ku mendojnë ndryshe

Patozi 1100x620

Lideri i partisë Bindja Demokratike Astrit Patozi ka sulmuar me anë të një postimi në rrjetet sociale politikën shqiptare në rastin e homazheve të 29 Nëntorit, veçanërisht ato partitë e mëdha, në pozitë dhe opozitë, që sipas tij tashmë identifikohen si të majtë apo të djathtë vetëm në raste të tilla.

“Është e vetmja gjë, që u ka mbetur për t’u identifikuar si të majtë apo të djathtë, pasi gjithçka tjetër e mendojnë dhe bëjnë njësoj. Dhe këtë na e kanë dëshmuar me prova dhe fakte të gjalla për gati tre dekada”, deklaroi Patozi.

29 NËNTORI, SI E VETMJA GJË QË U KA MBETUR PËR T'U IDENTIFIKUAR Fakti që shtyjnë njëri-tjetrin për t'u shprehur…

Posted by Astrit Patozi on Sunday, November 29, 2020

Sipas tij,  “ndaj edhe duhen injoruar, si kur e shajnë, ashtu edhe kur e ngrenë në qiell 29 nëntorin, pa harruar asnjëherë prej kaq shumë vjetësh”.