Përplasja me armë zjarri në Elbasan, gjykata lë në burg 3 të arrestuarit

elbasan gjykata 1100x620

Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Elvis Koçi Çaushllarin, Feliks Filajn dhe Ersi Çekanin.

Pasi shqyrtoi provat e paraqitura nga prokuroria e Elbasanit gjykatësi Tomorr Kullolli mori këtë vendim.

Ata akuzohen për ngjarjen e ndodhur rreth orës 11:50 në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan ku gjatë një konflikti të çastit mes dy drejtues automjetesh u përdorën edhe armët e zjarrit.

Për pasojë mbeti i plagosur Elvis Koçi, i cili për t’i shpëtuar policisë, tentoi të mjekohej në spitalin ushtarak në Tiranë, por u arrestua në flagrancë nga Policia.