Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Shpërthen vullkani në “Unazën e Zjarrtë”

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2020, 23:26 | Bota

Një vullkan indonezian ka shpërthyer sot duke ngritur një tymnajë rreth 4 kilometra të lartë, duke rrezikuar fluturimet e aeroplanëve në të gjithë zonën.

Bëhet fjalë për vullkanin Ili Lewotolok, që ndodhet në pjesën juglindore të arkipelagut aziatik. Autoritetet kanë bllokuar fluturimet dhe kanë paralajmëruar popullsinë që të mos afrohet në një rreze prej 4 kilometrash, sepse ekziston rreziku i një ''lumi'' llave që mund të zbresë nga vullkani, edhe pse ajo e vendit nuk është shumë e populluar dhe në fakt nuk regjistrohen viktima.

Indonezia ka në territorin e saj rreth 130 vullkane aktivë, në të ashtuquajturin “Unazën e Zjarrtë”, një nga zonat vullkanike dhe sizmike më aktive në botë.     

Në vitin 2018, shpërthimi i  vullkanit Krakatau në det shkaktoi një cunami me një bilanc tragjik, ku rreth 400 persona humbën jetën.

https://a2news.com/2020/08/10/400-vjet-ne-heshtje-shperthen-vullkani-pjese-e-unazes-se-zjarrte/

A2 CNN Livestream

Dita jonë