Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“Urgjenca, shembëlltyrë e simotrave në Europë”, Rama poston videon me Bratajn në aksion

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2020, 13:36 | Politikë
“Urgjenca, shembëlltyrë e simotrave në Europë”,

Kryeministri Edi Rama postoi në rrjetet sociale një video ku tregohet se si funksionon Urgjenca, duke shkruar se ajo “është sot një shembëlltyrë e simotrave në Europë”.

“Dhe vetëm ta mendosh se çfarë do të kishte hequr ky popull, sikur largqoftë Armiku i Padukshëm të na kishte gjetur me autoambulancat rrangalle e me linjat fikse të telefonave të zinj të kohës së qepës, që ishin të vetmet mjete të urgjencës deri 7 vjet më parë, të rrëqethet mishi! Respekt për ekipin fantastik të Urgjencës Kombëtare që në këtë kohë të mallkuar i gjendet pranë popullit 24 orë papushim dhe ka shpëtuar mijëra jetë, nën trysninë e dyfishtë të ofensivës së virusit vrastar e të baltës lehëse të atyre që luftojnë kundër nesh, teksa ne luftojmë me mish e me shpirt me Armikun e Padukshëm”, shprehet Rama në shkrimin shoqërues të videos ku shihet në aksion edhe kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj.

A2 CNN Livestream

Dita jonë