“Xhamadani vija-vija”, suedezët këndojnë shqip

suedezet 1100x620

Një grup suedez ka vendosur të këndojë shqip dhe për ta bërë këtë ka zgjedhur këngën “Xhamadani vija-vija”.

Grupi “MadMan’s Choice” ka publikuar dje, në 28 nëntor, në një datë të rëndësishme për shqiptarët, versionin e tyre të kësaj kënge.

Grupi suedez ka vizituar Rahovecin, në Kosovë, dy vite më parë, të ftuar specialë në Hardh Fest, dhe duket se pikërisht aty ka lindur dashuria me shqiptarët. Ata kanë zgjedhur bashkëpunëtorë shqiptar kompozitorin Florent Boshnjaku, ndërsa videoja është realizuar nga Bujar Berisha.