11 viktima nga koronavirusi, në 24 orët e fundit, në Kosovë

a2 default

11 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Kosovë, në 24 orët e fundit.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi po ashtu se nga 1219 testime, kanë rezultuar pozitivë 539 persona. Qyteti më i prekur mbetet Prishtina me 179 infeksione.

Po ashtu, autoritetet njoftuan se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 547 pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve aktive është 13 579.