Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

29 organizata kundër shitjes së armëve të SHBA në Emiratet e Bashkuara Arabe

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2020, 17:37 | Bota
29 organizata kundër shitjes së armëve të SHBA në

Njëzet e nëntë organizata të kontrollit të armëve dhe të të drejtave të njeriut kanë nënshkruar një letër që kundërshton shitjen e raketave, avionëve luftarakë dhe dronëve me vlerë 23 miliardë dollarë në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke kërkuar që Kongresi i SHBA të bllokojë marrëveshjen.

"Shpresa është të ndalojmë këto shitje krejtësisht," tha Seth Binder, zyrtar i avokimit në Projektin për Demokracinë në Lindjen e Mesme. "Por nëse kjo nuk është e mundur në një periudhë afatshkurtër, i dërgon një sinjal të rëndësishëm administratës së ardhshme të Biden se ekziston një grup i larmishëm i organizatave që kundërshtojnë shpërndarjen e këtyre armëve."

Tre senatorë amerikanë propozuan legjislacionin për të ndaluar shitjen, i cili përfshin dronë nga General Atomics, Lockheed Martin Corp F-35 dhe raketa të bëra nga Raytheon, duke vendosur një përballje me Presidentin Donald Trump vetëm disa javë para se ai të largohet nga zyra.

Ligji amerikan që mbulon marrëveshje të mëdha armësh lejon senatorët të mbledhin votat për rezolutat e mosmiratimit. Sidoqoftë, për të hyrë në fuqi rezolutat duhet të kalojnë në Senatin e udhëhequr nga republikanët. Ata gjithashtu duhet të kalojnë Dhomën e Përfaqësuesve të udhëhequr nga demokratët.

Letra, e cila do t'u dërgohet ligjvënësve dhe Departamentit të Shtetit të SHBA-së thotë se shitjet e planifikuara të armëve në Emiratet e Bashkuara Arabe, një palë e konflikteve në Jemen dhe Libi, do të nxisin dëmtimin e vazhdueshëm civil dhe do të përkeqësojnë më tej këto kriza humanitare".

Nënshkruesit e letrës përfshijnë organizata të të drejtave të njeriut nga rajoni, përfshirë Institutin e Kajros për Studime të të Drejtave të Njeriut (CIHRS).

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani