63 kg kundër 240 kg, ndeshja e rrallë në Rusi me fund të papritur

63 240 600x338

Darina Madzyuk, luftëtare profesioniste e arteve marciale mikse (MMA) me peshë 63 kg, u ndesh me një “youtuber” që peshon 240 kg, në një përballje aspak të barabartë të zhvilluar në Rusi.

Kolosi Grigory Chistyakov u përpoq ta vinte poshtë me peshën e tij Darinën, por ajo reagoi me grushtime të shpejta, duke e hedhur në tokë gjigantin.

Një përballje e tillë ka marrë shumë kritika nga UFC, me arbitrin e famshëm Marc Goddard që tha se kjo përballje ishte “e shpifur dhe e turpshme”.