Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Agjencia Europiane e Barnave: Hidroksiklorokina mund të shkaktojë probleme psikike te pacientët me Covid

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2020, 13:59 | Bota
Agjencia Europiane e Barnave: Hidroksiklorokina mund të shkaktojë

Klorokina dhe hidroksiklorokina, ilaçet që përdoren te pacientët e sëmurë rëndë me Covid-19, mund të shkaktojnë shqetësime psikike dhe sjellje të lidhura me vetëvrasjen.

Paralajmërimi vjen nga Agjencia Europiane e Barnave, pas shqyrtimit të të gjitha të dhënave në dispozicion, mbi efektet anësore të medikamentit.

Analiza e të dhënave nisi në maj të 2020-s, pasi agjencia europiane e barnave u informua nga autoritetet spanjolle për 6 raste të shqetësimeve psikike te pacientë me koronavirus, të cilëve iu ishin dhënë doza të hidroksiklorokinës më të larta se sa ato të autorizuara.

Ilaçi i përdorur kundër malarias u rekomandua edhe nga presidenti amerikan, Donald Trump, dhe mori autorizimin e Agjencisë së Ushqimeve dhe Barnave në SHBA.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani