Aksident pranë Ersekës, makina del nga rruga

aksidenti ne kukes 1100x620
Foto ilustruese

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e së hënës në Ersekë, në vendin e njohur si fusha e Selenicës.

Sipas të dhënave nga vendngjarja, një person ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Makina ku udhëtonte i plagosuri ka dalë nga rruga, ndërkohë që forca të shumta policie kanë mbërritur për të hetuar shkaqet e aksidentit.