Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

“Amerika e bukur”, Shtëpia e Bardhë zbulon dekorimet për Krishtlindje

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2020, 21:33 | Lifestyle

Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, zbuloi dekorimet për Krishtlindje të Shtëpisë së Bardhë për vitin 2020. Tema e këtij sezoni ishte “Amerika e Bukur”.

“Jam e ngazëllyer të ndaj me ju “Amerikën e Bukur” dhe t’i bëj homazhe madhështisë së kombit tonë. Së bashku, ne celebrojmë këtë tokë, të cilën e thërrasim me shumë krenari, shtëpi”, shkroi Melania në Twitter.

https://www.youtube.com/watch?v=dyy0dShZpaY

Shtëpia e Bardhë është dekoruar nga më shumë se 125 vullnetarë, të cilët vendosën 62 pemë Krishtlindjesh, 106 kurora lulesh, më shumë se 366 metra vargje zbukurimesh dhe më shumë se 3200 vargje dritash. Pema zyrtare e Shtëpisë së Bardhë për Krishtlindjet erdhi nga Shepherdstown i Virxhinias Perëndimore dhe u pajis me dekorime të bëra me dorë nga fëmijët.

Detaje të tjera të zbukurimeve festive të zonjës Trump përfshijnë: elemente përkujtuese në Bibliotekën e Shtëpisë së Bardhë të 100-vjetorit të Amendamentit të 19, i cili u dha grave të drejtën e votës, si dhe një nderim për ekipet e emergjencave që janë në linjën e parë të betejave të përditshme në shërbim të popullit.

Zonja e parë amerikane ruajti traditën e viteve të kaluara, duke dedikuar pemë për familjet që kanë humbur të afërm në lufën e Irakut si dhe duke vendosur kurora me lule në dritare. Këto do të jenë Krishtlindjet e katërta dhe të fundit të çiftit Trump në Shtëpinë e Bardhë, pasi Presidenti i zgjedhur, Joe Biden, përgatitet të zhvendoset aty në janar.

A2 CNN Livestream

Dita jonë