Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Bllokimi nga Bullgaria, Pendarovski: Pak shpresë. Zaev: Në BE hyjmë vetëm si maqedonas

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2020, 13:20 | Ballkani
Bllokimi nga Bullgaria, Pendarovski: Pak shpresë. Zaev: Në BE

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, nuk është optimist, se këtë vit do të çelen negociatat e anëtarësimit në BE, për shkak të bllokimit që po i  bën Bullgaria fqinje. Diplomatë nga të dyja vendet shpresojnë në arritjen e një ujdie para samitit të BE më 8 dhjetor, por Pendarovski thotë për DW, se shanset janë të pakta.

“Duke marrë parasysh deklaratat e shumta nga Sofja muajin e kaluar, mendoj se shanset për një zgjidhje të shpejtë janë të vogla, megjithëse ato ekzistojnë ende. Kjo lidhet me përpjekjet, që të sillet në tryezën e negociatave me BE çështja e identitetit. Në një kohë që kjo është një temë, që në botë deri më tani askush nuk e ka prekur apo që të jetë negociuar ndonjëherë për këtë”.

Sofja kërkon nga vendi fqinj që të pranojë rrënjët bullgare të gjuhës së saj, popullit dhe historisë, para se Maqedonia e Veriut të ecë përpara me procesin e negocimit. Më herët, kryeministri Zoran Zaev tha se do të anëtarësohen në Bashkimin Europian vetëm si maqedonas që flasin gjuhën maqedonase.

“Ne do të hyjmë në BE si maqedonas që flasin maqedonisht! Ne shohim drejt Europës, kjo është mënyra e vetme për të nesërmen tonë më të mirë. Të gjitha telashet, pushtimet dhe bllokadat u tejkaluan dhe u kapërcyen për shkak të dëshirës për një të nesërme më të mirë dhe një jetë më të mirë”.

Deklarata e Zaev erdhi pasi kryeministri bullgar Boiko Boris mohoi ekzistencën e pakicës maqedonase në Bullgari. Ndërkohë, ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker, në një letër drejtuar kryeministrit Zaev, ka inkurajuar dy vendet të arrijnë marrëveshje për çështjet dypalëshe që do të hapte rrugën drejt procesit të integrimit të Maqedoninë se Veriut në Bashkimin Europian.

A2 CNN Livestream

Dita jonë